Pas tërmeteve, në Indonezi shpërthen edhe vullkani

Prishtinë | 03 Tet 2018 | 10:07 | Nga Ekonomia Online

Pesë ditë pas tërmetit katastrofal dhe cunamit në ishullin Sulavezi, nga i cili vdiqën 1.400 njerëz, është aktivizuar edhe vullkani Soputan, raportojnë mediat botërore, transmeton Koha.net.

Sot në mëngjes ka nisur erupsioni i vullkanit, i cili ndodhet në veri të ishullit, rreth 600 kilometra në verilindje të Paluas. Nuk ka informacione për viktima ose dëme.

Nga tërmeti janë shkatërruar mbi 65 mijë shtëpi, ndërsa janë zhvendosur mbi 60 mijë njerëz.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme