Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Ahmeti: Rrini në shtëpi, vendimi hyn në fuqi më 13 prill

Prishtinë | 31 Mar 2020 | 18:01 | Nga Ekonomia Online

Kryetari  i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me të cilin ka shpallur të pavlefshëm vendimin e Qeverisë Kurti për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve.

Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të merret me qetësi dhe qytetarët duhet ta mbrojnë jetën e tyre.

“Ky vendim i gjykatës kushtetuese hyn ne fuqi me 13 prill. Deri atëherë apo deri në një vendim tjetër, mos dilni pas orës 17:00, dhe po ashtu me lutje mos dilni as para orës 17”, ka shkruar Ahmeti.

Postimi i plotë i Ahmetit:

“Qetë ta mbrojmë jetën tonë!

Gjykata Kushtetuese ka vendosë se vendimi i qeverisë për kufizim të lëvizjes është jokushtetues.

Ky vendim i gjykatës kushtetuese hyn ne fuqi me 13 prill. Deri atëherë apo deri në një vendim tjetër, mos dilni pas orës 17:00, dhe po ashtu me lutje mos dilni as para orës 17.

Jo pse e thonë vendimet, por se është e shëndetshme për jetën tuaj.

#rriNshpi”, ka shkruar Ahmeti.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ka pranuar kërkesën e presidentit Hashim Thaçi, duke shpallur vendimin e Qeverisë Kurti për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, të pavlefshëm.

Ky aktgjykim, në pajtim me nenin 116.3 të Kushtetutës, nenin 20.5 të Ligjit dhe rregullin 60 (5) të Rregullores së punës, hyn në fuqi më 13 prill 2020.

Të ngjashme