Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi ARB-ja ia ka pezulluar sërish certifikatën e biznesit të Klan Kosovës.
Çitaku, pas këtij vendimi të ri të ARBK-së tha se kjo është marrëzi.
“Wait, what?!!! Kjo është marrëzi. E tmerrshme. E frikshme”, ka shkruar Çitaku, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se dje, Klan Kosova ka njoftuar se ARBK-ja e ka shfuqizuar vendimin e datës 14 të ARBK-së, me të cilin ia ka pezulluar certifikatën e biznesit të Klan Kosovës.
Ndërsa, në më pak se 24 orë, ARBK-ja përmes një vendimi të ri, e ka anuluar vendimin e djeshëm, ku Klan Kosovës sërish ia ka pezulluar certifikatën e biznesit.