Komuna e Suharekës ditëve të fundit është përballur me situatë emergjente si pasojë e vërshimeve që u shkaktuan nga reshjet e shiut.
Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj ka treguar se ka nisur faza e dezinfektimit në secilën shtëpi të prekur nga vërshimet, në mënyrë që të parandalohet ndonjë epidemie.
“Do të bëhet dezinfektimi në secilën shtëpi të prekur nga vërshimet në Komunën e Suharekës.
Duhet të fillojmë menjëherë ngase nga vonesa të ndryshme mund t’i ekspozohemi ndonjë epidemie të mundshme.
Shpërndarja ka filluar në qytet dhe do të vazhdoj nëpër fshatra, ku secili mund ta shpërndaj në oborrin e tij”, ka shkruar Muharremaj.