Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së kanë kundërshtuar vizitën e eurodeputetes Viola Von Cramon në Gjykatën Speciale në Hagë, raporton Ekonomia Online.
Përmes një konferencë për medie, OVL e UÇK-së, konsideron se kjo vizitë lidhet pikërisht me intervistimin e presidentit Hashim Thaçi nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale.
“Ne do të bëjmë një reagim për eurodeputeten Cramon sepse jemi të prekur nga sjellja e saj. Kjo ka kohë që ka humbur ekuilibrin politik që do të duhej ta kishte një raportuese për Kosovën. Për derisa e gjithë bota u qua në këmbë për shfuqizimin e ligjit të Gjykatës Speciale, ajo një ditë pas intervisitimit të presidentit pa fije turpi ka vizituar Gjykatën Speciale dhe vizita e saj ka për qëllime specifike për këtë rast”, ka thënë Gucati.
Gucati ka kërkuar nga Parlamenti Evropian shkarkimin e Von Cramon, dhe t’i hiqet misioni si raportuese për Kosovën.
“Ne kërkojmë nga parlamenti Evropës shkarkimin e Von Cramon dhe t’i hiqet misioni si raportuese për Kosovë”, ka thënë Gucati.