Një vjedhje ka ndodhur dje në Fushë Kosovë, ankuesi ka informuar Policinë se ka vërejtur dy persona të dyshuar meshkuj duke vjedhur në arkën e lokalit të tij.
Policia ka reaguar dhe në vendin e ngjarjes ka hasur në të dyshuarit të cilët i kanë sulmuar zyrtarët policorë, përderisa forcë e domosdoshme është përdorur për vendosjen nën kontroll të situatës.
Një i dyshuar është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit të involvuar i është caktuar masa e ndalimit.