Reperi amerikan, Jimmy Wopo, është identifikuar si njëri nga dy viktimat e një sulmi me armë në Pittsburgh të Pensilvanisë.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar menaxheri i tij, Yaylor Maglin, në rrjetin social Facebook.
“Humba vëllanë tim sot dhe është ndjenja më e keqe në botë. Ai ishte i destinuar për madhështi dhe e donte më të mirën për shokët, familjen dhe komunitetin e tij”, tha Maglin për reperin, emri i të cilit ishte Travon Smart.
Lajmi për vdekjen e tij vjen pak orë pas atij të vrasjes së reperit nga Florida XXXTentacion që erdhi gjithashtu si pasojë e një sulmi me armë.