Menjëherë pas zgjedhjes së Albin Kurtit si kryeminisër, Policia e Kosovës është vendosur në shërbim të tij
Për përkujdesjen e kryeministrit të ri, njësitë e Policisë janë parë duke patrulluar sot rreth kompleksit banesor në të cilin banon ai.
Organet e rendit do të vendosin masa sigurie në banesën e Kurtit për të kontrolluar hyrje-daljet aty.
Kjo është një praktikë e zakonshme e organeve të rendit në raport me liderët e lartë shtetërorë.