Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) e kanë mbajtur premtimin pasi Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit, MCC, riaktivizoi fondet për Kosovën.
“Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit, MCC, riaktivizoi fondet për Kosovën, rreth 250 milion dollarë, pas vendimit të sotëm të Qeverisë Hoti”.
“Ia destinoi shtetit të Kosovës, i cili sot, përmes një qeverie të përgjegjshme, iu rikthye miqësisë, besimit dhe partneritetit me SHBA-të dhe BE-në.
“Po duket se MCC nuk u brengos shume për elegjitë populliste për konceptet e sovranitetit, të disa akterëve tanë politik. Në vend që të “vajtojnë” me ta, MCC tregoi besim ndaj Qeverisë Hoti dhe përkushtim për shtetin e Kosovës”.
“Sovraniteti ynë është i lidhur në mënyrë jetike me miqtë tanë strategjik”, ka shkruar Mustafa në rrjetin social Facebook.