Pasagjerët francezë përjashtohen nga planet e karantinës në Mbretërinë e Bashkuar

Prishtinë | 11 Maj 2020 | 11:32 | Nga Ekonomia Online

Ndër masat e reja në Mbretërinë e Bashkuar është edhe ajo se njerëzit që vijnë në vend do të duhet të hyjnë në karantinë për 14 ditë për të parandaluar sjelljen e Covid-19 nga jashtë.

Qeveria ka sqaruar këtë mëngjes se kjo vlen për të gjitha llojet e mbërritjeve – jo vetëm në aeroportet, raporton BBC.

Tashmë ajo ka treguar që njerëzit që vijnë nga Republika e Irlandës do të përjashtohen – dhe kjo gjithashtu vlen tani për ata t që vijnë nga Franca.

Kryeministri Boris Johnson nuk specifikoi se kur do të zbatohen masat, por tha se masat e karantinës po vijnë.

Të ngjashme