Pasagjerit i kapen fishekë në valixhe në Aeroportin “Adem Jashari”

| 01 Pri 2019 | 12:10 | Nga

Dje rreth orës 11:00 në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë një pasagjeri të huaj i janë kapur disa fishekë në valixhen e tij.

Policia njofton se bëhet fjalë për katër fishekë gjuetie të llojit RWS 30-06.

I dyshuari është ndaluar fillimisht dhe pas përfundimit të procedurave më urdhër të prokurorit është liruar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme