Pasalic rinovon me Chelsean dhe huazohet te Spartak Moska

Prishtinë | 02 Gus 2017 | 18:58 | Nga

Mesfushori i Chelseat, Mario Pasalic ka nënshkruar kontratë të re katërvjeçare me klubin, ndërsa sezonin 2017/2018 do ta kalojë në huazim te Spartak Moska.

Lajmin e kanë konfirmuar Blutë ditën e mërkurë në faqen e tyre zyrtare, ndërsa 22-vjeçari do ta ketë mundësinë të luajë në Ligën e Kampionëve me kampionin rus në sezonin e ardhshëm.

“Mario Pasalic ka nënshkruar kontratë të re katërvjeçare dhe është huazuar te Spartak Moska për sezonin 2017/2018”.

“Mesfushori kroat iu bashkua Chelseat në vitin 2014 dhe ka luajtur në ndeshjet miqësore para-sezonale kundër Arsenalit, Bayern Munichut dhe Interit”.

“22-vjeçari do ta provojë fazën grupore të Ligës së Kampionëve me kampionin në fuqi të Rusisë”, thuhet në njoftimin e Chelseat.

Para se të shkonte te Chelsea, Pasalic ishte lojtar i Hajdukut të Splitit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme