Singapori ka tashmë pasaportën më të fuqishme në botë, sipas vlerësimit të ri të Passport Index, dhe qytetarët e itj mund të lëvizin pa viza në numrin më të madh të shteteve.
Qytet- shteti thotë vlerësimi, kaloi në vend të parë pasi Paraguai hoqi vizat me të.
Kjo do të thotë se 3.4 milionë njerëz me pasaportën e Singaporit tani mund të udhëtojnë në 159 vende pa viza.
Shqipëria renditet në vendin e 48, dhe shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza në 96 vende të botës, ndërkohë që vitin e kaluar numri i shteteve ishte 91.
Në vlerësimin e përgjithshëm pas Singaporit vjen Gjermania me 158 vende, e ndjekur nga Suedia dhe Koreja e Jugut që ndajnë të dyja vendin e tretë.
“Për herë të parë, një shtet aziatik ka pasaportën më të fuqishme në botë”, thotë Philippe May, drejtori i menaxhimit të zyrës së Arton Capital, themeluesit të Passport Index, në Singapor.