Achraf Hakimi nuk gaboi kur dëgjoi këshillat e mbrojtësit të Real Madridit, Dani Carvajal dhe ato po dalin të jenë të qëlluara për marokenin 19-vjeçar.
Hakimi në edicionin e shkuar kur debutoi me fanellën e Real Madridit kishte hapësirë shumë të vogël, duke regjistruar vetëm nëntë paraqitje në La Liga.
Ai dëshironte të zhvillohej edhe më shumë në këtë pozitë dhe këshillat i mori pikërisht nga Carvajal, i cili ishte titullar i padiskutueshëm në pozitën e njëjtë – të krahut të djathtë të mbrojtjes.
Carvajal për ta motivuar i tha Hakimit se do të ishte mirë të merrte përvojë në Bundesligë, pasi edhe vetë ka luajtur një vit te Bayer Leverkuseni për t’u kthyer titullar te Reali..