Gjatë ditës së djeshme, ka filluar procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime, e që pritet të përfundojë sot ky vlerësim, raporton EkonomiaOnline.
Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, i cili ka thënë për EO, se pas vlerësimit fillon edhe procesi i numërimit në Qendrën e Numërimit të Rezultateve.
“Në zbatim të aktgjykimit të Gjykatës Supreme gjatë ditës së enjte kemi filluar me procesin e vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime dhe besojmë se do të arrijmë ta përmbyllim sot. Pas procesit të vlerësimit, në QNR do të fillojmë me numërimin e fletëvotimeve të aprovuara. Lidhur me kohën e saktë për fillimin e numërimit do t’iu mbaj të informuar”, ka thënë Elezi.