Mbrëmë banori i dytë i eliminuar ishte Dj Dagz, i cili pas një zingjiri të nisur nga Beatrix Ramosaj në dyshen e fundit ngeli me të dashurën e tij Einxhel Shkira.
Nga një televotim që u hap për pak minuta, Dj Dagz ishte më pak i votuar, kështu banori nga Kosova la përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP.
Por, pas daljes, tani në internet po qarkullon video e Beatrix Ramosaj, e cila thoshte që po u largua Dagz do ta bënte dhe ajo një gjë të tillë, derisa për këtë deklaratë ajo pati debatuar edhe me Donaldin, të dashurin e saj.