Ekonomia Online
FUNDIT

“Pashko Vasa 200 vjet”, konferencë shkencore në shtëpinë monumentale të rilindësit të shquar

“Pashko Vasa 200 vjet”, konferencë shkencore në shtëpinë monumentale të rilindësit të shquar

Në kuadër të 200-vjetorit të lindjes së ideologut të Rilindjes Kombëtare, Pashko Vasa, në shtëpinë e tij monumentale në Shkodër u zhvillua konferenca shkencore kushtuar jetës dhe veprës së këtij personaliteti. Aktiviteti u organizua nga Bashkia Shkodër në bashkëpunim me Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Bibliotekën Publike “Marin Barleti” dhe Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër. “Mesazhi […]


Në kuadër të 200-vjetorit të lindjes së ideologut të Rilindjes Kombëtare, Pashko Vasa, në shtëpinë e tij monumentale në Shkodër u zhvillua konferenca shkencore kushtuar jetës dhe veprës së këtij personaliteti.

Aktiviteti u organizua nga Bashkia Shkodër në bashkëpunim me Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Bibliotekën Publike “Marin Barleti” dhe Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër.

“Mesazhi është shumë i qartë: ta duam më shumë atdheun tonë. Të bëjmë më të mirën. Të përçojmë mesazhin që jemi të bashkuar, që Shqipëria të ecë më përpara,” tha organizatori Marçel Vasa.

“Ndihem më e re se kurrë. Jam e gëzuar dhe jam shumë e lumtur që po marrin pjesë shumë njerëz e po na nderoni,” u shpreh Luçie Marpali Vasa, trashëgimtare e Pashko Vasës.

Studiuesi Artur Shkurti vuri në dukje aktualitetin e ideve të Vasës dhe mesazhin e tij unifikues për kombin shqiptar.

“Trashëgimia më e madhe që na la Rilindja është ideologjia e tyre sesi sigurohet harmonia fetare. Feja e shqiptarit është shqiptaria,” tha studiuesi Shkurti.

Zëvendëskryetarja e Bashkisë Shkodër u shpreh se nisma e këtij viti jubilar është pjesë e angazhimit institucional për të ruajtur kujtesën dhe trashëgiminë e figurave të Rilindjes Kombëtare.

“Në emër të kryetarit të Bashkisë vendosëm kurora me lule dhe çdo gjë tjetër që është përgatitur sot ka mbështetjen e Bashkisë dhe të organizatave të tjera mbështetëse, familjes,” u shpreh zv.kryetarja e Bashkisë Shkodër, Teuta Qyteza.

Drejtori i DRTK Shkodër, Helidon Sokoli, foli mbi vlerën e ruajtjes së shtëpisë-muze si një pasuri kulturore e rrallë për qytetin.

“Ndodhemi pikërisht në banesën e tij, e cila është shpallur monument kulture në vitin 1968. Është një mesazh i mirë ky, që i jepet edhe qytetarëve, komunitetit, në lidhje me mbrojtjen e pasurisë kulturore,” tha z. Sokoli.

Në mjediset e shtëpisë-muze u ekspozuan edhe dokumente historike mbi jetën e Pashko Vasës, duke i dhën ë aktivitetit një dimension të veçantë përkujtimor.

Ky aktivitet është pjesë e një programi të gjerë përkujtimor që nisi me homazhet pranë vendit ku prehet patrioti i shquar Pashko Vasa, në Varrezat e Dëshmorëve në Shkodër, për të vijuar me veprimtari të tjera përgjatë gjithë ditës.

Të ngjashme