Njëherë Ermal Meta e më pas Rita Ora, Tirana këto ditë mori “flakë” nga koncertet madhështore.
Si njëri ashtu edhe tjetri elektrizuan publikun shqiptar në sheshin “Skenderbej”, shkruan lajmi.net
Pas Tiranës, destinacioni i radhës i Rita Orës ishte Verona e Italisë dhe atje u takua me Ermalin. Ishte kantautori shqiptar ai i cili e publikoj një foto në Instagram pranë të cilës ka shkruar: Shqiptarët.
Pas fitores së Sanremos dhe performancës në festivalin Evropian, Ermali është gjithnjë dhe më i dashur për shqiptarët dhe Rita Ora po vazhdon të mburret me vendin e saj duke e performuar në mënyra të ndryshme madje nuk po ndalet së performuari vallen e Rugovës, qoftë në koncertet në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri./Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/Bjo5lFigz6D/?utm_source=ig_embed