Pasi e mposhti në luftë, Azerbajxhani padit Armeninë në Gjykatën Evropiane

Prishtinë | 09 Shk 2021 | 12:41 | Nga Ekonomia Online

Azerbajxhani ka dorëzuar padi kundër Armenisë në Gjykatën Evropian për të Drejtat e Njeriut, duke e akuzuar Jerevanin për shkelje të të drejtave të njeriut gjatë okupimit gati 30-vjeçar të rajonit Nagorno-Karabak dhe shtatë distrikteve përreth tij si dhe gjatë konfliktit 44-fitor në fund të vitit të kaluar.

Kamal Cafarov, anëtar i komisionit parlamentar të Azerbajxhanit për politika legjislative, tha të hënën se Azerbajxhani e akuzon Armeninë edhe për mungesën e masave për zbulimin e fatit të rreth 3.800 azerëve që janë zhdukur gjatë luftës së parë për Nagorno-Karabakun, në vitet e nëntëdhjeta.

Për më tepër, në padi Azerbajxhani e ka ngritur 1ështjen e përdorimit të dyshimtë të raketave balistike, municionit me fosfor të bardhë dhe të ashtuquajturave kasetë-bomba gjatë bombardimit të qytezave dhe fshatrave azere, të cilat ndodhen larg zonës së konfliktit të vitit të kaluar.

Sipas Bakus, këto bombardime rezultuan në vdekjen e 93 civilëve, përfshirë 12 fëmijë dhe 28 gra, ndërsa 423 civilë u lënduan dhe 264 banesa dhe 9.294 shtëpi private janë shkatërruar, shkruan Free Europe, transmeton Gazeta Express.

Nagorno-Karabaku njihet nga komuniteti ndërkombëtar si pjesë e territorit të Azerbajxhanit, por territori i tij dhe i shtatë distrikteve përreth ishin nën kontrollin e forcave etnike armene nga fillimi i viteve të nëntëdhjeta deri në nëntor të vitit të kaluar.

Në fund të shtatorit, palët filluan përleshje të ashpër ushtarake, e cila zgjati rreth gjashtë javë dhe gjatë të cilës u vranë rreth 5 mijë ushtarë e dhjetëra civilë nga të dyja anët. Konflikti përfundoi në nëntor, me një marrëveshje armëpushimi të ndërmjetësuar nga Rusia.

Të ngjashme