Pasi ia theu telefonin, Ronaldo kërkon falje ndaj tifozit, i bën një ofertë të mirë

Prishtinë | 10 Pri 2022 | 11:23 | Nga Ekonomia Online

Shumë herë është parë se është shumë i dashur për tifozët e tij, madje pa hezitim ndalonte edhe ndeshjen vetëm e vetëm që të bënte foto me tifozë të cilët futeshin brenda fushës.

Mirëpo, dje, Cristiano Ronaldo pas humbjes që pësuan me skuadrën e Manchester United nga skuadra e Evertonit i kishte thyer telefonin një tifozi të këtij klubi.

E, pas këtij veprimi sulmuesi portugez ka kërkuar falje.

Me anë të një postimi në “Instagram”, ai kërkoi falje ndaj tifozit dhe e ftoi atë për ta shikuar një ndeshje në “Old Trafford”.

“Nuk është kurrë e lehtë të përballesh me emocionet në momente të vështira siç po përballemi. Gjithsesi, duhet të jemi gjithmonë të respektueshëm, të durueshëm dhe të japim shembull për të gjithë të rinjtë që e duan lojën e bukur. Unë do të doja të kërkoja falje për shpërthimin tim dhe nëse është e mundur, do të doja ta ftoja këtë mbështetës të shikojë një ndeshje në Old Trafford si shenjë e lojës së ndershme dhe sportive”, shkroi 37-vjeçari.

Të ngjashme