Këngëtarja Dafina Zeqiri kohë më parë ishte larguar nga Kosova drejt Amerikës, krejt kjo me qëllim të realizimit të ëndrrës së saj.
Ditë më parë, këngëtarja kishte udhëtuar për në Kosovë, ku kishte pasur disa koncerte në të gjitha trojet shqiptare, shkruan lajmi.net.
Pasi përfundoi koncertet, Dafina është rikthyer përsëri në New York, atje ku e ka të dashurin si dhe punon rreth futjes në tregun ndërkombëtar.
Në rrjete sociale, ajo ka publikuar disa imazhe në të cilat tregonte se sa orë ka qëndruar në aeroportin e New Yorkut.
Meqenëse atje po mbretëron mot i keq, Dafina ishte bllokuar për 5 orë, pritje e cila duket se e ka mërzitur këngëtaren.