Pasi u shpall kampion i Italisë, Ronaldo ka udhëtuar me Georginan drejt Kroacisë për pushime

Prishtinë | 22 Pri 2019 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo, të dielën mbrëma ka udhëtuar me aeroplan privat drejt Kroacisë. Ai ka arritur në Dubrovnik në shoqërinë e të dashurës së tij, Georgina Rodriguez.

Mediat kroate raportojnë se superylli i Juventusit është duke pushuar në vendet më luksoze dhe më të shtrenjta të qytetit turistik.

https://youtu.be/89ifZsG3tz4

Në fakt, ai qëndron në njërën prej vilave që iu dedikohen yjeve të huaja, ndërsa një natë kushton afro 7.000 euro.

Fotografët kanë arritur ta fotografojnë çiftin e popullarizuar edhe duke darkuar, si edhe e kanë ndjekur vazhdimisht.

Edhe pse ishin mbledhur shumë fëmijë dhe fansa të tjerë jashtë një restoranti për ta takuar idhullin e tyre, ai nuk është ndalur për t’i përshëndetur.

https://www.instagram.com/p/BwjtUo2oiEr/?utm_source=ig_embed
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme