Pasi u shpall më i miri i vitit, Modric ka një deklaratë për Ronaldon

Prishtinë | 31 Gus 2018 | 09:32 | Nga

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric pranon se nuk ishte i befasuar nga mungesa e Cristiano Ronaldos në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga UEFA në Monte Karlo.
Kroati u shpall lojtar i vitit për ndeshjet e Ligës së Kampionëve të sezonit të kaluar, një vendim i kundërshtuar nga agjenti i Juventusit, Ronaldo, Jorge Mendes.

I pyetur për mungesën e portugezit, Modric tha “Nuk jam i befasuar, më vjen keq që nuk është këtu, por jam i sigurt se ka arsye pse nuk mund të jetë këtu. Do të doja ta shihja atë, por pasi që nuk është këtu, shpresoj që së shpejti do ta shohim njëri-tjetrin”.

“Unë jam i lumtur që e marrë këtë çmim të madh, falënderoj të gjithë ata që votuan për mua, klubin dhe shokët e mi, sepse është edhe shpërblimi i tyre, unë jam shumë i lumtur që jam këtu, duke punuar për këtë dhe duke arritur sa më shumë të jetë e mundur”.

“Mund të them se ky është viti më i mirë i karrierës sime, kolektivisht dhe individualisht, dhe ne duhet të vazhdojmë të punojmë”, tha reprezentuesi kroat.

Modric ishte në qendër të vëmendjes të afatit kalimtar të verës, por nuk arriti të transferohej te skuadra e Interit.

Ndryshe, Keylor Navas (portier), Sergio Ramos (mbrojtës) si dhe Cristiano Ronaldo (sulmues) u shpallën si më të mirët e pozitave të tyre.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme