Po pastrohet Kanali Derivues nga i cili mbushet Liqeni i Radoniqit me ujë nga Lumi Lumbardh.
Kanali është i gjatë mbi 7 km dhe është një ndër projektet më madhore që ka realizuar KRU “Radoniqi” me vlerë 1 Milion e 600 Mijë Euro.
Dhe normalisht që duhet shumë punë që të mirëmbahet. Është duke u pastruar kanali bashkë me brigje.
Është pastruar edhe bazeni në Lumin Lumbardh tek diga në Llukë.Prej digës janë pastruar 2 km brigje dhe kanal (në hyrje).Është pastruar dhe pjesa e fundit e kanalit 1800 m nga asfallti (në Irzniq) deri në hyrje të kanalit të mbuluar.
KRU “Radoniqi” falenderon punëtorët që janë duke punuar pa ndërprerë për të pastruar Kanalin.