Organizata joqeveritare Sundimi i Demokracisë në Kosovë, së bashku me banorët e Orllatit, ka organizuar pastrimin e disa pjesëve rreth liqenit të Batllavës, duke nisur nga penda.
Synimi i organizatës është që java e fundit e prillit t’i kushtohet çdo vit pastrimit të asaj pjese, meqë mbeturinat përreth dhe në liqe janë të shumta.
Ky fakt është shumë shqetësues edhe për banorët, të cilët për Klan Kosova kanë thënë se shpresojnë që në radhë të parë ato të mos hidhen jashtë vendeve të dedikuara.
Iniciativën e ka përkrahur edhe komuna e Podujevës, me dorëza dhe qese, ndërsa për transportin e tyre në deponi do të kujdeset kompania rajonale Pastrimi.