Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë i është kthyer normalitetit.
Me këtë rast është pastruar pasi mbrëmë ishte mbushur me mbeturina nga simpatizantë e futbollit, të cilët u mbledhën për të shikuar së bashku finalen e Champions League.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka postuar sot një fotografi në rrjetin social “Facebook” ku shihet se është pastruar gjithçka.
“Pas finales”, ka shkruar shkurt Ahmeti.