My #Sydney welcome was even friendlier than usual…..hah!!
Thonë se si dihet se ku edhe kur mund ta takon.
E kjo i ka ndodhur një pastruesi të xhamave në një hotel disakatësh në qytetin australian Sydney gjersa ishte duke pastruar dritaret.
Ai është takuar hiq me pak se me këngëtaren e famshme Kylie Minogue.
E këngëtarja këtë takim interesant e ktheu në argëtim duke bërë një seri fotografish qesharake me pastruesin.
“Mirëseardhja ime në Sydney ishte më e mikpritëse se zakonisht…haha!!”, kishte përshkuar fotografitë këngëtarja teksa i ka publikuar edhe në llogarinë personale në Twitter.
Ndryshe, këngëtarja 48-vjeçare është duke punuar në projekte të reja muzikore krahas koncerteve të shumta që i po zhvillon anembanë botës. /Telegrafi/