Patentat e Tahirit: Zbulohet lëvizja e anijes pas përgjimeve të Habilajve

Prishtinë | 04 Nën 2017 | 10:02 | Nga

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar sërish lidhur me arrestimin e Orest Sotës në Elbasan, të cilit iu gjetën dy patenta të Tahirit.

Burime të sigurta informojnë se:

“1. E gjithë shuma prej 800 mijë euro është e Sajmir Tahirit, ashtu si dy patentat për drejtim mjetesh lundrimi të tonazhit 20 deri 100 ton.

2. Njëri prej këtyre mjeteve lundruese u zhvendos nga porti i Durrësit me 19 tetor, dy ditë pasi dolën përgjimet e Habilajve.

3. Orest Sota ka mohuar njohjen me Tahirin ndërkohë që rezulton se me këtë makinë kanë lëvizur disa herë jashtë shtetit bashkë.

4. Me urdhër të Çakos dhe Fatmir Xhafës dhe me porosi të Edi Ramës është fshehur nga njoftimi paraprak i policisë, shuma e parave dhe kapja e dy lejeve të drejtimit për mjete lundruese 20 dhe 100 ton, në emër të Sajmir Tahirit.”

Biznesmenit Orest Sota, tre ditë më parë, i janë gjetur 800 mijë euro edhe dy lejet për drejtim të mjeteve lundruese të tonazhit 20 deri 100 ton në emër të ish ministrit të Brendshëm, ku Saimir Tahiri ka nivelin ‘Skipper’ (kapiten).

Sipas policisë, Orest Sota akuzohet për 3 vepra penale: Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt; Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik; Fshehja e të ardhurave, shkruan syri.net.

Image

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme