Patrisi është musliman, kurse Tuna nuk është konvertuar në katolike

Prishtinë | 11 Dhj 2016 | 13:32 | Nga

Muzicienti Patris Berisha ka qenë së fundmi subjekt i spekulimeve të vazhdueshme në media, kjo për shkak të lidhjes së tij me këngëtaren kon-traverse, Altuna Sejdi – Tuna.

Këngëtarja që po pret fëmiun e parë me muzicientin i cili më shumë u bë i njohur prej saj se se nga puna si muzicient në orkestrën e FSK-së, u sigurua që të rrëmbejë vëmendje në mbrëmjen finale të Kënga Magjike, shkruan Telegrafi.

Ajo barti vathë që zakonisht i bartin njerz të besimit të krishterë, por duket se Tuna këtë e kishte vetëm sa për të shtuar detaje në dukjen e saj mistike për interpretimin e baladës “Duam”.

Bukuroshja nxiti një varg mediash të spekulojnë se ajo ka ndërruar besim ani pse sipas burimeve të Telegrafit, familja e saj është myslimane.

Spekulimet e mediave shkuan aq larg sa që e konsideruan Patrisin si indikator të konvertimit të saj të mundshëm në besimin katolik, gjë që nuk qëndron sipas burimeve të Telegrafit.

Gjithnjë sipas këtyre burimeve, Patrisi është mysliman dhe rrjedh nga një familje myslimane.

Ai dhe Roberti janë djemtë e Tomorr Berishës, kompozitorit të njohur shqiptar, dhe janë rritur nga nëna e tyre Teuta.

Teksa spekulimet për përkatësinë fetare të dyshes vazhdojnë, ata po shijojnë jetën në çift dhe janë në pritje të një fëmija, që sipas të tjera spekulimeve besohet se është i gjinisë mashkullore.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme