Ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku, ka takuar sot ish-presidentin amerikan, George W. Bush, në shtëpinë e tij në Dallas.
Çitaku ia ka dorëzuar Bushit një letër nga Pavarësia, një vajzë kosovare, e cila ka lindur vetëm 2 minuta pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008.
Pavarësia e ka ftuar ish-presidentin amerikan ta vizitojë atë dhe Kosovën për ditëlindjen e 10-të.