Qeveria e Britanisë së Madhe edhe zyrtarisht ka refuzuar kërkesën e kryeministres së Skocisë, Nicola Sturgeon, për një referendum të dytë për pavarësi, raporton BBC.
Kryeministri britanik Boris Johnson, ka thënë se një referendum i dytë “do të vazhdonte stagnimin politik të Skocisë”.
“Nuk mund të pajtohem me çfarëdo kërkese për bartje të pushtetit që do të qonte në referendume tjera për pavarësi. Një referendum tjetër për pavarësi do të vazhdon stagnimin politik të cilën Skocia e ka përjetuar dekadave të fundit”, ka shtuar Johnson.
Në anën tjetër kryeministrja e Skocisë, ka shkruar në Twitter se ka tentime për “mohim të demokracisë”. /Telegrafi/