Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka publikuar një video përmes të cilës e ka kritikuar qeverisjen dy vjeçare të kryeministrit, Albin Kurti.
Krasniqi ka shkruar se këto dy vite të Kurit kanë qenë dy vjet me arsyetime dhe dy vjet me dështime.
Në video përmenden ngjarjet që kanë ndodhur përgjatë qeverisjes së Kurtit duke nisur nga zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, skandali me Ambasadorin Martin Berishaj, marrëveshja në Ohër dhe pranimi i Kurtit për ta themeluar Asociacionin dhe të tjera.