PDK-ja hap fushatën parazgjedhore në sheshin “Skënderbeu”

Prishtinë | 30 Maj 2017 | 17:06 | Nga

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në një postim në llogarinë e tij në Facebook i ka ftuar qytetarët që t`i bashkohen nesër në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në orën 15:00 me rastin e fillimit të fushatës parazgjedhore.

“Të dashur qytetarë të mbarë Kosovës, nesër do ta fillojmë rrugëtimin tonë 10-ditësh që Kosovës do t’i sjellë lidership të ri dhe një Fillim të Ri. Ju ftoj edhe personalisht të na bashkoheni në sheshin “Skënderbeu,” në Prishtinë, nesër, në orën 15:00. Shihemi të gjithë te vendi! #FillimiRi“, ka shkruar ai,

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme