Partia Demokratike e Kosovës, tha vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, konstatoi se shpallja e Pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare, raporton Ekonomia Online.
Përmes videos së publikuar në faqen zyrtare në Facebook, ku shihet momenti historik, derisa ish-presidenti Hashim Thaçi lexoi deklaratën e Pavarësisë, PDK, ka thënë se ky vendim e vulosi përfundimisht të drejtën e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.
Postimi i plotë:
Më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë konstatoi se shpallja e Pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare.
Ky vendim e vulosi përfundimisht të drejtën e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.
Shpallja e pavarësisë si suksesi më i madh historik i popullit dhe shtetit tonë, pasqyron vullnetin dhe përpjekjen për shtetformim e shtetndërtim të një lidershipi vizionar, në koordinim me aleatët ndërkombëtarë, me angazhim e përkushtim për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurtë për secilin qytetar.
Krenohemi me Kosovën!