PDK-ja akuzon Konjufcën: Tregoj lidhjet e tua familjare me Sadri Ramabajën

Prishtinë | 24 Jan 2020 | 13:55 | Nga Ekonomia Online

Grupi Parlamentar i PDK-së, kanë kërkuar sqarime nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ku i kanë kërkuar sqarime nëse ka lidhje familjare me të dënuarin e rastit “Syri i Popullit”, Sadri Ramabajës.

Në një komunikatë për medie, PDK thotë se “shpreh indinjatë për karakterin parapolitik që i është dhënë Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke qenë në krye të tij ideologu i organizatës terroriste “Syri i Popullit”, Glauk Konjufca”.

“Kryeparlamentari Konjufca, i cili ka lidhje të ngushta familjare me ish asamblistin dhe ish kandidatin për deputet të VV-së, Sadri Ramabajën, të dënuarin e “Syrit të Popullit”, duke heshtur, po mbron veprimtarinë e kësaj organizate terroriste, e cila krijoi lista për vrasjen e kundërshtarëve politikë dhe filloi zbatimin e saj duke bërë atentat. Me heshtjen e saj, Vetëvendosje po rikonfirmon atë që e kemi thënë vazhdimisht dhe që u vërtetua edhe në gjykatë – se “Syri i Popullit” është zgjatim i Vetëvendosjes në praktikë dhe diskurs”, thuhet në komunikatë.

PDK kërkon të ruhet fryma dhe karakteri demokratik i Kuvendit të Kosovës nga çfarëdo individi që asocohet me këtë organizatë terroriste.

Të ngjashme