PDK-ja demanton lajmin për takime të Veselit me kryetarët e disa partive

Prishtinë | 18 Jan 2020 | 14:22 | Nga Ekonomia Online

Pas publikimit të lajmit se Kadri Veseli, ka takuar disa kryetarë partish për krijimin e koalicionit qeveritar, Partia Demokratike e Kosovës ka dementuar këtë lajm.

Sipas komunikatës PDK-ja do të mbetet në opozitë sikurse e ka konfirmuar Veseli më 6 tetor të vitit të kaluar.

Komunkata e plotë:

Është i pavërtetë dhe spekulim lajmi se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli është takuar me disa kryetarë të partive tjera për të diskutuar gjoja formimin e koalicionit qeveritar.

Veseli është në takime sot gjatë ditës me zyrtarë të Shqipërisë. PDK-ja do të mbetet në opozitë sikurse e ka konfirmuar z. Veseli më 6 tetor 2019.

Çfarëdo vonese në krijimin e qeverisë se re nga partia që ka dalë e para, është e dëmshme për interesin e vendit dhe të qytetarëve të Kosovës.

Të ngjashme