Deputeti Nait Hasani në emër të grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, paraqiti kërkesën që Burgu i Prishtinës të shndërrohet në muze, raporton Ekonomia Online.
Në seancën e rregullt të Kuvendit të Kosovës, Hasani tha se ky burg do t’i mbledhë të gjitha trashëgimitë tona.
“Kërkesa jonë është drejtuar kryeministrit, presidentit, që ky burg të shpallet muze që ta kemi një të kaluar tonën, një histori tonën, ta dimë se kush jemi. Kemi dëshmi që ky burg është propozuar që ta s’zhdukin si trashëgimi. Po kërkoj që kryeministri apo kryeparlamnetari ta shpallin muze të trashëgimisë së vuajtjeve të popullit tonë. Ky burg do jetë burg që do ti mbledhë të gjitha trashëgimitë tona”, tha Hasani.