Kryetari i Degës së Partisë Demorkatike të Kosovës (PDK) në Prizren, Shaqir Totaj, ka mbajtur një konferencë për medie në të cilën ka paraqitur argumente që flasin për mostransparencë të kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka.
“Në fillim të qeverisjes nga
ky pushtet, mbledhjet e bordit të drejtorëve, kanë qenë të mbyllura për
publikun dhe për këtë ka pasur reagime edhe nga rrjeti i OJQ-ve, mediave dhe
organizatat që i përcjellin mbledhjet e bordit të drejtorëve. Kurse tani fare
nuk mbahen mbledhjet e bordit të drejtorëve, që tregon se z.Haskuka, nuk është
transparent as ndaj bashkëpunëtorëve të tij të afërm. Seancat e Kuvendit
Komunal ka kohë që nuk transmetohen fare për opinionin publik. Qasja në
dokumentet zyrtare, e cila është e rregullaur me ligj, ku pas çdo kërkese, në
një afat prej 7 ditësh, duhet të ketë një përgjigje, ka shumë raste kur
qytetarëve, i’u është refuzuar qasja në dokumentet zyrtare, edhe pse ligji u’a
garanton një të drejt të tillë”, tha ai.
Kjo është komunikata e plotë e
PDK-së në Prizren:
Një ndër indikatorët më të
rëndësishëm të performancës, për çdo lloj aktiviteti përfshirë këtu edhe
qeverisjen lokale dhe Kryetarin e Komunës z.Mytaher Haskuka, është edhe
transparenca.
Mungesa e transparencës në fakt do të
thotë mungesë e informacionit, lidhur me atë se çka po ndodh në këtë rast në
pushtetin lokal në Prizren.
Dhe kur ka mungesë informacioni,
është e natyrshme të ketë rënie të besimit në qeverisjen lokale, e cila kishte
premtuar shumë, por tek e fundit fare pa premtuar, transparenca është edhe
obligim ndaj qytetarëve dhe opinionit publik.
Niveli i transparencës është matur
nga shoqëria civile dhe është bazuar në disa shtylla vlerësuese:
- Transparenca në zyrën e Kryetarit;
- Kuvendin / Asamblenë e Komunës;
- Financat komunale si dhe
- Transparencën në konsultim me publikun.
Vlen të përkujtohet se kryetari në
fushatë ka proklamuar konceptin “transparencë
radikale” nga i cili jemi shumë larg.
Kemi argumente të mjaftueshme për
të konstatuar se transparenca e komunës, nuk është në nivel të duhur dhe kur e
themi këtë, kemi parasysh momentet në vijim:
- Në fillim të qeverisjes nga ky pushtet,
mbledhjet e bordit të drejtorëve, kanë qenë të mbyllura për publikun dhe për
këtë ka pasur reagime edhe nga rrjeti i OJQ-ve, mediave dhe organizatat që i
përcjellin mbledhjet e bordit të drejtorëve.
- Kurse tani fare nuk mbahen mbledhjet e bordit të
drejtorëve, që tregon se z.Haskuka, nuk është transparent as ndaj
bashkëpunëtorëve të tij të afërm.
- Seancat e Kuvendit Komunal ka kohë që nuk
transmetohen fare për opinionin publik.
- Qasja në dokumentet zyrtare, e cila është e
rregullaur me ligj, ku pas çdo kërkese, në një afat prej 7 ditësh, duhet të
ketë një përgjigje, ka shumë raste kur qytetarëve, i’u është refuzuar qasja në
dokumentet zyrtare, edhe pse ligji u’a garanton një të drejt të tillë.
- Punësimet në të gjitha sektorët përfshirë këtu:
DKA-në, Drejtorinë e Shëndetësisë etj, janë pothuajse misterioze në mungesë të
infomimit të duhur.
- Në dhjetor të vitit të kaluar, është kërkuar
seancë e jashtëzakonshme nga opozita, mirëpo për shkak të mos-tranparencës, nuk
ka asnjë përgjigje rreth kërkesës, për këtë seancë të jashtëzakonshme.
- Flitet që mbi 5 milion euro
janë suficit nga viti 2019, mirëpo për shkak të mungesës së tranparencës, akoma
nuk ka detaje rreth kësaj çështje të rëndësishme. Sapo të kemi informacione të
sakta dhe të zyrtarizohet kjo shifër, Dega e PDK-së në Prizren, do ta mbaj një
konferencë, enkas për çështjen në fjalë.
- Shoqëria Civile, OJQ-të, si dhe vet Mediat, kanë
shumë kritika për tranperencë, e cila le shumë për të dëshiruar, sepse nuk kanë
qasje se çka po zhvillohet në komunën e Prizrenit, se çka po punohet nga
ekzekutivi, gjegjësisht nuk ka as informacione lidhur me vendimet që mirren nga
ana e Kryetarit të Komunës së Prizrenit z.Mytaher Haskuka.
- ËEB faqja e komunës ka ngecje dhe nuk është
funksionale në shumicën e kohës.
- Këto dhe shumë faktorë tjerë, tregojnë për
performancë të dobët, nga ana e qeverisjes lokale në komunën e Prizrenit, të
udhëhequr nga Vetëvendosje.