Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prishtinë, pas kërkesave dhe bashkangjitjes së shumë anëtarëve të rinj, ka themeluar nëndegën edhe në lagjen Velania., shkruan Epoka e Re.
Organizimin e kësaj strukture e ka organizuar ish-kandidati për asamble komunale, Burhan Pajaziti.
Këtë takim e ka udhëhequr kryetari i Degës së PDK-së për Prishtinë, Lirak Çelaj, i cili ka falënderuar pjesëmarrësit e pranishëm si dhe anëtarët e rinj të PDK-së, ku ka paralajmëruar se me antarësimet e reja, dëshmohet se në Prishtinë po rritet besimi ndaj subjektit të tij.
PDK-ja, megjithëse një ndër partitë më të mëdha në Kosovë, deri më tani nuk ka pasur nëndegë në këtë lagje mjaft të populluar në Prishtinë.
Lista e themeluesve të nëndegës së PDK-së në lagjen “Velania”: