PDK-ja zyrtarizon kandidaturën e Rrahim Tërnavës për kryetar të Fushë-Kosovës

Prishtinë | 29 Maj 2021 | 15:42 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka zyrtarizuar kandidaturën e Rrahim Tërnavës për kryetar të komunës së Fushë-Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Hoxhaj tha se Tërnava përfaqëson vlerat e një qeverisje të dinjitetshme.

“Është ditë e veçantë për komunën por edhe për Kosovën meqenëse sot po e bëjmë publike kandidaturën e Rrahim Tërnavës. Fushë-Kosova është një komunë strategjike me një kandidatë që përfaqëson vlerat më të mira”.

“Jam i lumtur që në këtë ditë të bukur shoh sot shume qytetarë të Fushë Kosovës për ta mbështet kandidaturën e Ternavës”.

“Nuk ka qytet që këto vitet e fundit është ndërtua më shume se Fushë-Kosova dhe nuk ka qytet që është degraduar më shumë. Burimi që është kryetar i kësaj komune është burim i degradimit pa vizon e plan për përmirësimin e jetës në Fushë-Kosovë”.

“Jam këtu që sot ta shpalli zyrtarisht Rrahim Ternavën kandidat për kryetar të Fushë Kosovës”.

“Tërnava e përfaqëson modelin e qeverisjes së PDK-së. PDK punon e ndërton si shembull kemi komunën e Ferizajt.  Tërnava është shembulli më i mirë sesi përmes vullnetit dhe vendosshmërisë të ndryshoj jetën në Fushë-Kosovë. Nuk ka komunë që ka pasur degradim më të madh se kjo komunë në fushën e arsimit sidomos gjatë pandemisë. Nuk njoh tjetër komunë që ka papastërti e bërllok si Fushë-Kosova. Nuk njoh komunë që qytetarët janë të pasigurt si në këtë komunë. Tërnava është për t’i thënë mjaftë degradimit në çdo drejtim të jetës. Tërnava i tejkalon dallimet partiake dhe ja kthen krenarinë, dinjitetin e ndryshimin kësaj komune”.

Ndërsa, Tërnava tha se me plan programin e tij kjo komunë do të bëhet shembull për vendet e rajonit.

“Në zgjedhjet komunale duhet të fitojmë dhe ky duhet të jetë vizioni e misioni ynë . Faleminderit për mbështetjen jam i privilegjuar. Ne kemi dalë në terren kemi parë problemet dhe po e bëjmë planprogramin në detaje. Të gjitha këto probleme që nuk janë zgjidh nga zyrtarë komunal. Jam për ta bërë ndryshimin në këtë komunë ku janë rritë së bashku me juve. Me punën e madhe që do ta bëjmë në këtë qytet do të bëhemi shembull jo vetëm brenda vendit por edhe në shtetet e regjionit”.

“Ne kemi njerëz të ngritur, akademikë që posa ta kenë hapësirën idetë e tyre të mira të zbatohen në terren. Shpresoj në fitore që të realizojmë të gjitha idetë tona”.

rrahim ternava

Të ngjashme