PDK kërkon edhe një mandat për Shaban Shabanin në Dragash

Prishtinë | 13 Gus 2021 | 19:16 | Nga Ekonomia Online

PDK në Dragash do të konkurrojë me Shaban Shabanin i cili edhe udhëheq me këtë komunë.

Kryetari i kësaj partie Memli Krasniqi ka thënë se Shabani dhe ekipi i tij kanë bërë punë shumë të mirë për ta bërë Dragashin nyje lidhëse mes Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani dhe ekipi i tij kanë arritur ta përmbyllin gjithë infrastrukturën e nevojshme për ta bërë Dragashin nyjen lidhëse ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Me mbështetjen e gjithë qytetarëve të Dragashit pa dallim, kryetari Shaban Shabani do të vazhdojë punët e mira dhe projektet e reja për ta transformuar këtë komunë me veçoritë e veta të rralla natyrore, në destinacion të rëndësishëm turistik të Kosovës”.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kandidati i tyre do ta bëjë Dragashin një destinacion të rëndësishëm turistik.

“Dragashi me Shabanin në krye, do të marrë vendin që i takon për turizmin veror e dimëror, të komunës me rininë dhe qytetarët e përkushtuar e punëtorë, me mrekullinë e natyrës dhe veçoritë etnografike e kulturore. Edhe një mandat për Shaban Shabanin, sepse, ai ka punuar dhe punon për komunën e Dragashit dhe qytetarët e saj krenarë dhe ka vizion për të sjell projekte zhvillimore për hapjen e bizneseve dhe vendeve të reja të punës”.

Të ngjashme