Komuna e Prishtinës është duke mbajtur seancën e jashtëzakonshme për liqenin e Badocit, e cila është thirrur nga asamblistët e PDK-së, raporton Ekonomia Online.
Gjatë kësaj seance, asambleisiti i PDK-së Leotrim Retkoceri ka kërkuar sqarime dhe informata në lidhje me tendencat për ndërtime banesore në liqenin e Badovcit.
Më tutje, Retkoceri ka thënë se, si asamblistë, por të mbështetur edhe nga qytetarët, nuk do të lejojnë shkeljet ligjore në këtë çështje.
“Ne duam t’ju garantojmë se do ta mbrojmë ujin e pijshëm të liqenit nga rreziku që i vjen nga ndërtimet. Do ta mbrojmë interesin dhe të drejtat e qytetarëve të Prishtinës, sepse ky ujë është jetik për të gjithë ne”, ka thënë Retkoceri.
Retkoceri ka thënë se PDK është kundër ndërtimeve që shkelin Ligjin dhe planet rregulluese në Badoc, raporton EO.