“PDK në Prishtinë po ringjallet”

Prishtinë | 22 Shk 2019 | 23:02 | Nga Ekonomia Online

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prishtinë ka nisur ristrukturimin. Sot janë mbajtur zgjedhjet në Dodonë dhe Kolovicën 1.

Lajmin e ka bërë të ditur Uran Ismaili.

“PDK në Prishtinë po ringjallet si platforma e vetme ndaj kërkesave të qytetarëve për ndryshim të status-quosë disavjeçare të kryeqytetit. Në çdo lagje e në çdo shtëpi shihet dëshira për angazhim dhe aktivizëm”, ka shkruar ai, në faqen e tij në Facebook.

“Do të angazhohemi për pjesëmarrje dhe kontribut të çdo qytetari që bashkë ta përmiresojmë kryeqytetin tonë”, ka Ismaili.

Të ngjashme