PDK: Pse u përcaktuam për Lladrovcin në Drenas?

Prishtinë | 01 Dhj 2016 | 22:30 | Nga

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enver Hoxhaj, njëherësh ministër i Jashtëm i Kosovës, ka “zbuluar” pse në zgjedhjet e parakohshme në Drenas, PDK është përcaktuar për kandidatin Ramiz Lladrovci.

Hoxhaj, në RTV Dukagjini, ka thënë vizitat e shumta të zyrtarëve të PDK-së në Drenas nuk janë për shkak se kjo parti ndihet e rrezikuar në njërin nga bastionet e saj.

Ministri i Jashtëm ka thënë se përcaktimi i Lladrovcit si kandidat për këtë komunë ka ardhur si rrjedhojë e qëllimit të kësaj partie për zhvillimin e Drenasit, dhe kjo, sipas tij, mund të arrihet me këtë kandidat.

Hoxhaj ka thënë në “Komiteti Qendror” se Lladrovci është punëtor dhe ai ka qenë aktiv në çështjet brenda Kosovës edhe gjatë kohës kur ai ishte ambasador i Kosovës në Shqipëri.

Ai ka shtuar se përkrahja e qytetarëve të Drenasit për Lladrovcin është tejet e madhe, dhe se PDK-ja pret që këtë komunë ta fitojnë bindshëm, pa mundësi të shkuarjes në balotazh.

lladrovci2

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme