PDK thërret konferencë për medie

Prishtinë | 29 Tet 2022 | 09:09 | Nga Ekonomia Online

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konferencë për medie.

Sipas njoftimit të Zyrës për Media të kësaj partie, konferenca do të mbahet në orën 13:00.

Në njoftim s’është treguar arsyeja e konferencës, por pritet të jetë lidhur me vendimin e Qeverisë për targat.

Qeveria e Kosovës ka shpalosur një plan për çështjen e targave që lëshohen nga Serbia, që do të zbatohet në disa faza. Plani parasheh që nga 21 prilli i vitit të ardhshëm “të hiqen” të gjitha targat që nuk janë RKS- Republika e Kosovës.

Të ngjashme