PE-ja miratoi një rezolutë kundër shtypjes politike ruse dhe vdekjes së Navalnyt

Prishtinë | 29 Shk 2024 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Parlamenti Evropian ka miratuar të enjten një rezolutë kundër shtypjes politike në Rusi dhe vdekjes së liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny.

Rezoluta u miratua me 506 vota pro, nëntë kundër dhe 32 abstenime.

Ligjvënësit evropianë diskutuan për çështje të tilla si nevoja për veprim të BE-së në mbështetje të të burgosurve politikë dhe shoqërisë civile të shtypur në Rusi, si dhe nevojës për mbështetjen e BE-së për Ukrainën, dy vjet pas fillimit të luftës atje, raportoi AP.

E veja e Navalny, Yulia Navalnaya iu drejtua Parlamentit Evropian të mërkurën dhe iu lut bllokut 27-vendesh që t’i kundërvihen presidentit rus, Vladimir Putin.

Udhëheqësi më i njohur i opozitës ruse Alexei Navalny vdiq papritur në një koloni burgu në fillim të këtij muaji, ndërsa vuante një dënim 19-vjeçar për akuzat për ekstremizëm. Varrimi i Navalny është caktuar që të mbahet të premten.

Të ngjashme