PE-ja miraton 13 miliardë euro për mbrojtjen e BE-së

Prishtinë | 14 Dhj 2018 | 14:08 | Nga Ekonomia Online

Akordimi i 13 miliardë eurove për Fondin e ri të Mbrojtjes në buxhetin shumëvjeçar pas 2020, është propozimi i miratuar në seancën plenare në Strasburg nga Parlamenti Evropian, me 337 vota pro, 178 kundër dhe 109 abstenime.

“Fondi Evropian i Mbrojtjes synon të zhbllokojë potencialin e industrisë së mbrojtjes të shteteve anëtare duke mbështetur në një bashkëpunim më të gjerë ndërmjet kompanive në këtë sektor”, shpjegoi deputeti i Grupit të Konservatorëve dhe Reformistëve në Parlamentin Evropian, Zdzislaw Krasnodebski, sipas të cilit bashkëpunimi midis vendeve të BE “do të stimulojë inovacionin në Evropë dhe forcimin e ekonomisë së kontinentit”.

Teksti i miratuar në seancën plenare propozon 4,1 miliardë euro për financimin e projekteve inovative.

Pothuajse nëntë miliardë euro do të plotësojë investimet e shteteve anëtare në sektorin e mbrojtjes, bashkëfinancimin e kostove të zhvillimit, testet e fizibilitetit dhe certifikimet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme