Ish-Komandanti i forcave ajrore të NATO-s në Kosovë, Sir Stuart Peach, është emëruar i dërguar i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, shkruan EkonomiaOnline.
“Ballkani Perëndimor po përjeton kërcënimin më të madh për stabilitetin dhe sigurinë në më shumë se dy dekada”, deklaroi kryeministri britanik, Boris Johnson duke e vlerësuar emërimin si pjesë e përkushtimeve të vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për stabilitet dhe paqe në këtë rajon.
Peach ka qenë edhe Komandant i Forcave Ajrore në Shtabin e KFOR-it, në Kosovë, menjëherë pas luftës.
Emërimin e tij e ka mirëpritur kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
“Mbretëria e Bashkuar mbetet një nga aktorët kryesorë për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Unë mbështes fuqimisht emërimin e Sir Stuart Peach si përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor. Përvoja e tij në ushtri dhe NATO do të jetë një pasuri e padiskutueshme për procesin e dialogut. Kosova ju mirëpret”, ka shkruar ai në Twitter.
🇬🇧 remains one of the main actors for peace and stability in the W Balkans. I strongly support the appointment of Sir Stuart Peach as a special representative for WB. His experience in the military and NATO will be an undisputed asset to the dialogue process. 🇽🇰 welcomes you.
— Ramush Haradinaj (@haradinajramush) December 2, 2021