Peaty po synon rekorde të reja në “Tokio 2020”

Prishtinë | 09 Gus 2019 | 09:34 | Nga Ekonomia Online

Që nga fitimi i medaljes së artë në 100 metra bretkosë në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, Adam Peaty kishte krijuar “Projektin 56”, që kishte për synim të thyente barrierën e 57-sekondëshit në 100 metra not në stil bretkosë, distancë dhe stil i preferuar i Peatyt.

Iu deshën atij tre vjet për të realizuar këtë synim, kur ai notoi për 56.88 sekonda në gjysmëfinale të Botërorit të notit të mbajtur këtë verë në Gwangju të Koresë së Jugut. Ai e përmirësoi rekordin e tij të fundit të botës që e kishte vendosur në Kampionatin Evropian në Glasgow vitin e kaluar për 0.22 sekonda, transmeton “Koha Ditore” shkrimin e “Olympic.org”.

“Nuk ka fjalë tjetër për të përshkruar këtë performancë, pos e jashtëzakonshme. Qëkur preka atë mur dhe dola fitues në Rio, unë e dija se mund të shkoja më shpejt. Ka qenë një rrugëtim shumë i veçantë deri më tash”, ka thënë Peaty.

Në finale, Peaty siguroi titullin e tij të tretë rresht të botës në 100 metra not, stili bretkosë, duke përfunduar 1.32 sekonda para partnerit të tij të stërvitjes James Wilby. Wilby po vlerësohet si favorit për të shkuar hapave të Peatyt në Lojërat Olimpike të vitit 2020 në Tokio.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme