Peci dhe Latifi hapin zyrtarisht “Hardh Fest” me prerjen ceremoniale të kalaveshit të rrushit

Rahovec | 06 Sht 2024 | 13:14 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka nisur të premten festivali tradicional i vjeljes së rrushit në Rahovec “Hardh Fest”, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, së bashku me kryetarin e komunës së Rahovecit, Smaj Latifi, dhe zyrtarë të tjerë, kanë bërë prerjen ceremoniale të kalaveshit të rrushit në kuadër të këtij festivali.

Pas këtij aktiviteti do të mbahet edhe ceremonia e hapjes së festës së vjeljes së rrushit, ku do të bëhen adresimet zyrtare.

Festivali mbahet me 6, 7 dhe 8 shtator, ku do të ketë aktivitete të ndryshme, përfshirë edhe koncerte ku do të përforcojnë këngëtarë të njohur shqiptarë.

Të ngjashme